Enver Hoxha, si i vrau miqtë që i njihnin zullumet e rinisë | ABC Story

677,794
0
Published 2020-07-18
Pasi mbërrin në majë të pushtetit Enver Hoxha nuk do të kujdesej vetëm të dërgonte në plumb apo në burg bashkëpunëtorët e fashistëve apo edhe kundërshtarët e tjerë.

Situata ishte e përshtatshme për të qëruar edhe një numër të madh njerëzish që njihnin të shkuarën e tij aspak të lavdishme, që njihnin bëmat e tij në Korçë apo Tiranë, qoftë në Francë e Belgjikë.

Mes turmës-popull nuk duhet të mbetej asnjë opinionbërës negativ që mund ti dëmtonte imazhin dhe pushtetin. Figura e njeriut që do ti mbushte mendjen pothuaj gjithë popullit, se jo vetëm kishte themeluar Partisë Komuniste Shqiptare, por edhe kishte udhëhequr Luftën kundër fashizmit, duhet të pastrohej nga çdo lloj ndotjeje apo përbaltjeje.

Nga ana tjetër, lista e gjatë e atyre që duhet të heshtnin, me hir, me pahir, apo përgjithmonë, ishte tepër e gjatë, sa duket në përpjesëtim të drejtë me paturpësitë, mëkatet e aventurat e rinisë së Enver Hoxhës.

Ishin miqtë e tij të qejfeve e ahengjeve, që dinin shumë dhe që mund të flisnin, kishte njerëz që nuk e kishin begenisur dhe ndihmuar në ditë të keqe, por kishte edhe disa të tjerë që fati e kishte sjellë të njihnin ndonjë të fshehtë të hidhur të jetës së tij.

Qysh në fillim Enver Hoxha vendoset para një sprove të vështirë.

Ai duhet të vendoste për jetën ose vdekjen e kunatit të vet, Bahri Omari, i cili akuzohej si bashkëpunëtor i fashistëve për shkak se kishte pranuar postin e Ministrit të Jashtëm, për pak muaj, në vitin 1944, në një qeveri të konsideruar kuislinge.

Vetë Bahriu kishte besim te zemërgjerësia e kunatit, sidomos për faktin se kishte qenë një nga mirëbërësit më të mëdhenj të tij.

Ai e kishte mbajtur në shtëpi, në Bari të Italisë dhe më pas në Tiranë, ai e kishte njohur me një numër politikanësh nga më të zëshmit e kohës, e kishte mbajtur me të holla, e kishte fshehur kur kërkonin ta arrestonin e të tjera.

Por Enver Hoxha nuk e fal.

Të vërtetat e vendimit të Enver Hoxhës për të pushkatuar kunatin e vet dhe më tej edhe një numër të madh mirëbërësish, bashkënxënësish e bashkëstudentësh që e kishin njohur diktatorin sidomos gjatë kohës së rinisë, do të sjellë pjesa e dytë e dokumentarit të ciklit Abc/Story të gazetarit Ferdinand Dervishi.

All Comments (21)
  • @pashknokaj2169
    Një dokumentar me shumë vlerë.Po zullumet e ketij përbindëshi nuk mjaftojnë as fëmijët e tij që ti paguajnë.
  • @gianmarco0757
    A po i kuptoni popull se sot kane lere trashigimtaret e tyre qe tallen edhe sot me injorancen e fituar nder vite me popullin .gezuar .
  • @artb8746
    Ne shpresonim qe enveri te kujdesej per ekonomine, nderkohe nuk e kishim idene qe ai cdo dit zgjidhte viktimen e radhes, memdonte se ke do burgoste, vriste, internonte...
  • @bekimd6650
    Dokumentari eshte shume i mire . Kjo muzika eshte shume e padurushme , nje zgjidhje shume e keqe
  • @markdoda8496
    Çudi si nuk e vrau zoti qe paska vra kaq shum njerez per zollumet e tijë.
  • @Handam1230
    Kot si thonë ti që më bëre mirë mua të vraftë Zoti
  • @kastriotmuka101
    nje GJE nuke me vjene mire qe ju akoma merreni me Enverin akoma mire beni PO ,KETA te sotshmit jane me te mire Aaa po me plera
  • @artanmarko4044
    Njeri i pacipe,Bukeshkelur,i Pabese,e tere Poshtersirat qe mundet ti bashkengjiten nje karakteri jashte njerezor,se vetem NJERI nuk ishte Enveri.
  • @georgalem3310
    Pune e mire! Do sugjeroja edhe titra ne Anglisht ne menyre qe te kete mundesi te kapi dhe audience me te gjere.
  • @zylfishala3324
    Ai qe esht msuar nuk rri dot pushuar 😂😂😂😂😂
  • @fetaeni
    Pergezime per dokumentarin abc news.